Posts

The Strokes Tribute ne Tulla Culture Center!

Image
Me 22 Mars 2019, nje konglomerat artistesh, qe jane anetare te grupeve alternative si: The glasses, Gjipsy Groove, Crossbones, 3:56am, The Humanimal, Supernova nga Prishtina dhe Tirana sollen ne skenen e Tulla Culture Center nje tribute show te grupit amerikan The Strokes. Artistet pjesemarres: Granit Paçarada - The Gipsy Groove Flamur Mahmutxhiku - The Glasses Arben Hakaj - The Glasses Faruk Banjska - The Gipsy Groove Mirgen Huba - The Humanimal Christopher Ndrio - 3:56am Theo Napoloni - The Crossbones Ergi Shkelzeni - 3:56am Vivian Rama - Supernova

Nje hotel luksoz ne hene

Image
"Jezusi hyn ne sallonin e bukurise, ploteson formularin e aplikimit." Arctic Monkeys vijne me ne fund me albumin e tyre te gjashte, te titulluar 'Tranquillity Base Hotel & Casino'. Ky album eshte padyshim ai me 'ndryshe' nga repertori i artisteve; asnje nga kenget nuk duket si single. Kitareve ua kane zene vendin pianot dhe Matt Helders, bateristi i njohur per stilin e tij dinamik, ka ndalur vrullin duke u 'strukur' ne sfondin e kengeve dhe duke ja lene spotlightin vokalit te Alex Turner, qe  i jep albumit nje ndjesi psikedelike te viteve '70. Eshte aq ndryshe nga muzika e tyre e meparshme saqe duket si nje veper e nje artisti tjeter; e ne fakt Alex eshte shprehur se frymezim per kete album kane qene David Bowie, Ike Turner, si dhe filmat science-fiction te Stanley Kubrick. Credits : Wikipedia Tematika e ketij albumi eshte hiper-realiste, ku banda luan me emrin fiktiv 'Martini Police', ne nje hotel luksoz ne hene. Tematikat e t...

Boy Pablo, kamera te vjetra, algoritme te Youtube ...

Image
Ne Maj te vitit 2017, ne Youtube u shfaq nje video low-quality e nje tipi te ndrojtur, te veshur me bluze pink dhe tuta teper te shkurtra, qe se bashku me 4 shoke luante nje kenge indie-pop mbi nje mol nen rrezet e diellit. Pavaresisht ketij pershkrimi te shkurter qe nuk ngjall imagjinate, kjo kenge u be virale ne internet dhe tashme ka me shume se 18M shikime ne Youtube. Fale menyrave misterioze se si algoritmi i Youtube punon, video e "Everytime" perfundoi ne listat e sugjerimeve te cdo videoje te rrymes Indie pop - Rock. Cdo person qe degjon Arctic Monkeys, Mac DeMarco, apo cdo artist tjeter indie eshte ndeshur te pakten nje here me kete thumbnail ne kolonen e sugjerimeve; dhe, ne ndryshim nga shumica e sugjerimeve te tjera qe youtube ofron, kjo kenge eshte shume terheqese. Credits : Anna Lerheim Ask Pavaresisht suksesit te paprituar te kenges, grupi ka me shume se nje hit ne repertorin e tij. Boy Pablo debutoi me nje EP me 6 kenge te titulluar 'Roy Pablo...

Kush e vrau kitaren solo?

Image
Solot e kitareve elektrike ishin ne cdo kenge rock, te pakten deri ne vitet '90. Qe nga ai moment, ato jane degjuar ato gjithmone me pak ne radio e televizione. Cfare ndodhi ne kete periudhe, dhe kush e vrau vertet kitaren solo? Credits : CHRIS PIZZELLO Nese flasim per Pop ose Pop rock, mund te themi se solo nuk ishin kurre pjese e kesaj rryme, por nese flasim per Rock/Metal, solot kane qene gjithmone te pranishme dhe jane akoma edhe sot. Por, rocku dhe metali nuk jane me aq mainstream sac ishin ne vitet '80/'90. Arsyeja me e madhe per zhdukjen e solove, ishin perhapja e rrymave Punk, Grunge dhe Alternative Rock, dhe ne menyre me specifike mund te dallojme banden kryesore te kesaj levizjeje: Nirvana. Ryma grunge e fillimit te viteve '90, ishte nje revolte ndaj natyres pretencioze te rrymes Glam Rock te viteve '80. Shume adoleshente te viteve '90 (te njohur si Generation X) e ndienin veten te vecuar nga shoqeria dhe pa vetebesim, dhe ata e gjeten shume sh...